Ndahet nga jeta ish kryeministri i Kosovës, prej muajsh ndodhej në gjendje kome në Turqi

Aug 21, 2017 | 10:30
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Burimet e Indeksonline të afërta me ngjarjen kanë konfirmuar se Rexhepi ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Bajram Rexhepi
Bajram Rexhepi

Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.

Ai fillimisht ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi.

Mësohet se ai do të varroset me ceremoni shtetërore dhe për këtë sot do të diskutojë Qeveria e Kosovës, e cila do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Gazeta Express merr vesh se Qeveria do ta themelojë një këshill organizativ që do të merret me ceremoninë e varrimit.

Këshilli do të përbëhet nga një anëtar i familjes Rexhepi, një anëtar i Qeverisë, si dhe një anëtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura