Ndahet nga jeta babai i kryetarit të PD-së! Xhelal Basha prej disa kohësh ishte i shtruar në spital

Oct 31, 2021 | 19:20
SHPËRNDAJE

lulzim basha-xhelal basha

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare Xhelal Basha, babai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mësohet se prej disa kohësh, Xhelal Basha ishte i shtruar në spital pasi vuante nga një semundje e rëndë.

Së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar, ndërsa sot ka ndërruar jetë në spitalin ku po kurohej.

Lulzim Basha është treguar i rezervuar për prindërit e tij, ndërsa për herë të fundit ai ka publikuar një foto familjare në qershor të vitit 2020, kur e ëma kishte ditëlindjen.

xhelal basha
Xhelal Basha, babai i Lulzim Bashes
prinderit e bashes
Prinderit e Lulzim Bashes

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura