Riatdhesohen 40 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika, mesazhi i Policisë: Mos bëni përpjekje për azil

Feb 11, 2020 | 16:21
SHPËRNDAJE

40 shqiptarë janë riatdhesuar nga Frana dhe Belgjika, përkatesisht 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

policia

Policia ben me dije se prej janarit deri me sot jane riatdhesuar 808 shtetas, ndersa policia e shtetit i ben thirrje qytetareve qe te mos beje perpjekje per te kerkuar azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

 

 

 

Njoftimi i plote: 

Vijojnë operacionet e riatdhesimit të atyre shtetasve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.).

Riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika 40 shtetas shqiptarë.

Prej janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas.

Mesditën e sotme, nga Patrulla e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.), me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, Francë, u riatdhesuan 40 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe një herë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura