Mori kredi në bankë dhe u zhduk pa gjurmë në Laç, arrestohet shoku i tregtarit të perdeve. Ai ishte i pari që…

May 16, 2018 | 16:03
SHPËRNDAJE

Fation Fejzillari, rezulton i zhdukur prej dates 29.04.2018. Ate e denoncoi te humbur shoku i tij.

fationi-1024x768

Tregtari i perdeve nga Peqini humbi kontaktet ne menyre te papritur pasi kishte marre nje kredi ne banke.

Por sot policia e Kurbinit ben me dije se ka arrestuar shokun e tij qe beri denoncimin si autori kryesor pergjegjes per zhdukjen e tij.

NJOFTIMI

Denoncon humbjen e shokut, arrestohet si autor i dyshuar i zhdukjes së shtetasit të humbur.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 29.04.2018, ku ka humbur kontaktet shtetasi F.F. 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan, ju informojmë se:

familja e te zhdukurit
familja e te zhdukurit

Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë, të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara u bë ndalimi i shtetasit:

Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura