Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: Shërohet edhe një infermier në Tiranë. Ja sa është numri i bluzave të bardha që kanë mundur COVID-19

Apr 9, 2020 | 12:47
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook ka njoftuar se edhe një mjek është shëruar plotësisht nga virusi COVID-19.

infermiere

Kështu numri i bluzave të bardha që kanë mundur koronavirusin ka shkuar në 28.

Në total numri i përgjithshëm i personelit shëndetësor dhe mjekëve të shëruar ka shkuar në 165.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me ?#COVID19? është një lajm që më gëzon pa masë!

Edhe 1️⃣ infermier në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP??

Shkon në 2️⃣8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 1️⃣6️⃣5️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

#FORCA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura