Ministrja Belinda Balluku me Covid. Ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

Oct 29, 2020 | 8:31
SHPËRNDAJE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministria në një njoftim në Facebook.

balluku

Sipas njoftimit, ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka simptoma të lehta.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftim.

njoftimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura