Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 4 humbje jete nga koronavirusi. Ja sa persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Nov 5, 2021 | 18:18
SHPËRNDAJE

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Në njoftimin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nga 3700 testime, 631 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

covid-raste-spital

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thote ministria.

SITUATA NE 24 ORET E FUNDIT

Janë kryer 3700 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 631 qytetarë, në këto bashki:

293 në Tiranë, 39 në Durrës, 33 në Fier, 30 në Sarandë, 27 në Elbasan, 19 në Kamëz, nga 16 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, 14 në Berat, 12 në Korçë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Patos, 10 në Bulqizë, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Kukës, Krujë, 6 në Këlcyrë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Dimal, Mallakastër, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Divjakë, Libohovë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Rrogozhinë, Vorë, Shijak, Kurbin, nga 2 qytetarë në Dibër, Mat, Devoll, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Delvinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 7,827 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe, një qytetar nga Korça 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 580 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,219 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          631

Të shëruar në 24 orë       580

Të shtruar në spitale       167

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 3700

Testime totale              1,322,841

Raste pozitive                187,994

Raste të shëruara            177,219

Raste Aktive                     7,827

Humbje jete                      2,948

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4110

Fier                 822

Durrës             475

Shkodër           474

Vlorë               422

Gjirokastër      362

Elbasan           345

Berat               249

Korçë              210

Lezhë              163

Kukës              115

Dibër                 80

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura