Ministria e Shëndetësisë jep detajet, ja sa persona janë të intubuar dhe në terapi intensive

Aug 10, 2020 | 16:07
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në dy spitalet COVID po trajtohen aktualisht 122 pacientë të konfirmuar si të prekur me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare, në terapi intensive po trajtohen aktualisht 19 pacientë, ndërsa të intubuar janë 3 pacientë.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. 

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria e Shendetesise.

Diten e sotme Ministria e Shendetesise njoftoi se ne 24 oret e fundit jane konfirmuar pozitive me COVID-19, 125 persona, ndersa nje grua nga Vlora 55 vjeç ka humbur betejen me virusin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura