Ministria e Financave mbledhje urgjente për tërmetet: Po evidentohen dëmet. Gati fondet për t’i bërë ballë çdo emergjence

Sep 21, 2019 | 22:38
SHPËRNDAJE

Ministria e Financave ka zhvilluar një mbledhje urgjente mbrëmjen e sotme, pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin.

Ministria bën me dije se është ende herët për të llogaritur efektet financiare të dëmeve të shkaktuara, por thekson se janë gati fondet për t’i bërë ballë këtyre dëmeve.

denaj

Nisur nga tërmeti i ndodhur sot dhe dëmtimeve që janë shkaktuar në banesa, ambiente publike dhe biznese, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë dhe strukturat e saj në varësi janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekjin të gjithë situatën në kohë reale.

MFE po bashkëpunon me të gjitha ministritë e linjës, pushtetin vendor dhe strukturat e tjera që janë në terren për t’u informuar mbi dëmet e shkaktuara nga kjo dukuri natyrore.

Edhe pse keto struktura po evidentojne dëmet në terren është ende herët për të llogaritur efektet financiare të këtyre dëmeve.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se MFE disponon të gjithe fondet e nevojshme për të përballuar situatat e shkaktuara nga fatkeqësi të tilla natyrore.

Si institucioni që ka në varësi Inspektoriatin Shteteror të Mbikqyrjes së Tregut, MFE po koordinon gjithashtu me pushtetin vendor, kompanitë e ashensorëve dhe administratorët e pallateve për rritjen e ndërgjegjësimit për për të bërë verifikimin e gjëndjes së tyre teknike, pas situatës së krijuar nga tërmeti.

Një informacion më i detajuar për trupat e autorizuara që kryejnë verifikimin e plotë të ashensorëve gjendet në faqen e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut ëëë.ishmt.gov.al si dhe mund të shkruani për rastet emergjente dhe për cdo problematikë tjetër lidhur me ashensorët në adresën [email protected]”, njofton Minsitria .

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura