Zyrtare/ Meta dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm

Nov 16, 2018 | 21:02
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta e ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Dekreti
Dekreti

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshit nga grada Gjenal.

Kërkesa për lirimin e Lleshit, ka ardhur vetë nga ky i fundit, i cili kërkonte që të mos ishte më pjesë e ushtrisë që ti hapej rruga për emërimin në postimin Ministrit të Brendshëm.

Sonte në mesnatë ishte afati i fundit që kreu i shtetit duhet të shprehej për propozimin, pasi plotësoheshin 7 ditët që kishte në dispozicion, bazuar në Kushtetutë.

Kujtojmë se presidenti Meta nuk e firmosi dekretin e parë për Sandër Lleshin, pasi sipas tij, propozimi i kryeministrit kishte statusin e ushtarakut aktiv dhe kjo përbente shkelje kushtetuese.

“Dje kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtës, e cila duhet në përputhje me Kushtetutën të bënte lirimin nga statusi i gjeneralit. Është arsye kushtetuese. Arsyeja ime është kjo, për mua s’është e vogël, por është arsye kushtetuese”, tha kreu i shtetit pas dekretimit, në një emision televiziv.

Me sa duket, ky moment është tejkaluar dhe tashmë zv.ministri Lleshi do të marrë detyrën e ministrit të Brendshëm.

/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura