Meta flet për herë të parë për Kryeprokurorin: Çdo hap i njëanshëm…

Dec 11, 2017 | 16:36
SHPËRNDAJE

Presidenti Meta ka reaguar sot per here te pare per ceshtjen e zgjedhjes se kryeprokurorit. Ai i ka dhënë përgjigje interesit të medias për debatin e madh për kryeprokurorin, duke ftuar palët në një dialog të shpejtë e të përgjegjshëm dhe duke theksuar se cdo hap i njëanshëm sjell pasoja.

Presidenti_Ilir_META

Deklarata e Metes 

Për sa i takon cështjes së Prokurorit të ri të përgjithshëm sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë, si president dua të nënvizoj përderisa kemi të bëjmë me një cështje të rëndësishme të një institucioni kyc të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj dhe është e rëndësishme që të ketë mes aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj cështje, pasi cdo hap i njëanshëm nuk do i ndihmonte pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucioneve të drejtësisë”

Pyetur nëse ai eshte dakord me nje prokuror te perkohshem, Meta nuk dha detaje, duke u pergjigjur shkurt: Per kete dola qartë, faleminderit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura