VIDEO/ Merr flakë linja e tensionit në një shkollë në zonën e Laprakës, evakuohen nxënësit

Jan 17, 2022 | 11:09
SHPËRNDAJE

Një linjë tensioni në zonën e Laprakës në Tiranë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne pranë “Shkollës” 9-vjeçare “Ahmet Gashi”.

 

Ndërkohë gazetari i “Panorama” Kelmend Baçi mëson se për efekt sigurie shkolla ka nisur evakuimin e nxënësve.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por stafi i shkollës është alarmuar.

Menjëherë kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura