Shikoni pamjet/ Merr flakë autobusi i linjës së Paskuqanit, detajet e para

Aug 6, 2020 | 13:20
SHPËRNDAJE

Autobusi i linjës Paskuqan-Babrru-Qendër është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorit.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.

Në videon më lart, mund të shikoni pamjet e djegies së autobusit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00,​ në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autobusi merr flake

Autobusi merr flake1 Autobusi merr flake111

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura