Mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë, pacientja e prekur nga koronavirusi. Mjekë e sanitarë dyshime se janë infektuar

Mar 26, 2020 | 10:15
SHPËRNDAJE

auto_spitali_i_Lezhes1506250451

Mbyllet pavioni i ortopedisë në Spitalin e Lezhës.

Kjo masë vjen pasi u zbulua se një paciente ka dalë pozitive në testin ndaj koronavirusit.

Korespondenti i Panorama bën me dije se stafi mjekësor dhe ai sanitar janë futur në karantinë, pasi ka dyshime që mund të jenë infektuar gjatë punës me pacienten.

Mësohet se pacientja ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte shfaqur temperaturë të lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura