Mbyllet Bashkia e Malësisë së Madhe, dy punonjës rezultojnë pozitivë me COVID-19, për nëntë të tjerë…

Jul 10, 2020 | 9:29
SHPËRNDAJE

Bashkia e Malësisë së Madhe do të qëndrojë e mbyllur në fundjavë, pasi ambientet e saj do të dezinfektohen.

bashkia malesi e madhe 1

Shkak për mbylljen është bërë infektimi me COVID-19 i dy punonjësve, ndërsa për nëntë të tjerë që kanë pasur kontakte me të infektuarit pritet rezultati i tamponit.

Deri sot në Malësinë e Madhe kishte vetëm dy raste infeksioni, ku një prej tyre kishte ndërruar jetë, ndërsa pas konfirmimeve të fundit numri i të prekurve shkon në katër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura