“Mbërriti në gjendje të rëndë, nuk ia doli të mbijetonte”, vdes tek Infektivi 75-vjeçari i prekur nga koronavirusi

Apr 3, 2020 | 20:44
SHPËRNDAJE

tirana infektivi karantine (16)

Një 75-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën sot në Spitalin Infektiv, ku kishte mbërritur në gjendje të rënduar shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se pacienti vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni.

“Pacienti me inicialet A.C. ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme”, sqaron ministria.

NJOFTIMI

Në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar. Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C. ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar në mënyrë të menjëhershme.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për të asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura