Mbërrin në Tiranë përgjigjja e ekspertizës së audiopërgjimit të Agron Xhafajt

Sep 26, 2018 | 17:25
SHPËRNDAJE

Mbërrin në Ministrine e Drejtesise në Tiranë përgjigjja e laboratorit anglez për ekspertizën mbi audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku kjo e fundit implikon vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, në pazare droge. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “BalkanWeb”. Mësohet se detajet e ekspertizës angleze do të bëhen të ditura në vijim. Sipas procedurës, materiali po përkthehet dhe do t’i dorëzohet Prokurorise për Krime të Rënda.WhatsApp-Image-2018-05-17-at-14.28.57-700x467

Kujtojmë se pasi PD publikoi audio-përgjimin, dha dëshminë e dëshmitarit X Albert Veliu, që pranonte se kishte qenë pjesë e grupit të trafikut të drogës me Agron Xhafën dhe së fundi është ndihmuar nga ai për të siguruar një sasi kanabisi që do ta trafikonte.

 

 

Pas publikimit të audio-përgjimit ku dëshmitari X ose Albert Veliu fliste me një person të cilit i kërkonte ta ndihmonte me drogë dhe që supozohet prej tij se është Agron Xhafaj. Ky i fundit në përgjim e dërgonte tek një tjetër person për të marrë drogën, me justifikimin se po sulmohej vetë.

PD në kohën kur publikoi audio-përgjimin, në maj të këtij viti, deklaroi se ky ishte një rast investigimi nga gazetari Jetmir Olldashi. Në një deklaratë publike për mediat, Olldashi tha se kishte hetuar trafikun e drogës duke përdorur si bashkëpunëtor Albert Veliun, i njohur ndryshe në Vlorë edhe me emrin Babale.

https://www.balkanweb.com/audiopergjimi-per-vellain-e-xhafajt-mberrin-ekspertiza-ne-tirane/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura