Mazhoranca rrëzoi dekretin për Kodin Zgjedhor, reagon Presidenti Meta

Oct 29, 2020 | 14:23
SHPËRNDAJE

Meta konferenca-plani=gjobat=OSHEE (8)

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi me 96 vota kundër dekretin e kreut të shtetit për Kodin e ri Zgjedhor.

“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri!”, shkruan Meta në postimin e tij në facebook.

Pak ditë më parë, kreu i shtetit i ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe i bëri thirrje Kuvendit dhe qeverisë ta rishikonin edhe një herë.

Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.

LEXO KETU

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Mazhoranca rrëzon në Kuvend dekretin e Presidentit Meta. Ja me sa vota kundër

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura