Maxhoranca dhe opozita e re miratojnë kandidatin e Presidentit për KLSH-në. Ja sa vota mori në Kuvend

Jul 2, 2020 | 14:53
SHPËRNDAJE

KLSH

Arben Shehu do të jetë kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kuvendi ka miratuar kandidaturën e Shehut me 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim.

Në seancën e sotme, Shehu ka bërë dhe betimin, duke falënderuar deputetët e Kuvendit për besimin që i dhanë.

Arben Shehu iu propozua Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Presidenti Ilir Meta. Shehu është kandidatura e katërt e kreut të shtetit i cili gjeti konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Ndërkohë tre kanditaturat e tjera të mëparshme të propozuara nga Meta për këtë post, ishin Petraq Milo, Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri, të cilat janë rrëzuar që në komisionin e Ekonomisë.

Arben-Shehu-770x433

Siç thuhej në njoftimin e Presidencës, “Dr. Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë“.

LEXO ME SHUME DHE:

EMRI+FOTO/ Presidenti dekreton kandidatin e ri për postin e kreut të KLSH. Ja CV e tij

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar:

  1. ARBEN SHEHU

TË DHËNA PERSONALE:                                                                         

Datëlindja: 20.1.1980
Vendlindja: Shkodër

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME :

1998-2002    Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2004-2005    Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2011         Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të   organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.

2018             Diplomuar për Administrim Biznes

Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar

Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)

EKSPERIENCA:

2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.

Redaktor në “World Journal of Social Science Research”

Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura