“Ishin dy burra të gjatë, me maska”, zbardhet dëshmia e gruas shtatzënë të dhunuar në sy të fëmijëve. Ngjarja e rëndë në Librazhd

Jan 17, 2020 | 11:35
SHPËRNDAJE

POlicia-e-shtetit-e1519830758966

Një grua shtatzënë, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve të tjerë është dhunuar në sy të tyre në banesën e saj. Ngjarja e rëndë, konfirmuar për Panorama nga burimet e policisë, ka ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme.

Korespondentja e “Panorama” mëson se kanë qenë persona ende të paidentifikuar që kanë hyrë në banesën e familjes Gega.

Zonja e shtëpisë, e cila është edhe shtatzënë, ka qenë me dy fëmijët e saj, pa bashkëshortin, i cili ndodhej në punë, në momentin që persona me maska i kanë hyrë brenda banesës.

Ata e kanë dhunuar dhe madje i kanë prerë edhe flokët asaj.

Jetmira Gega në gjendje të rënduar psikologjike ka njoftuar policinë, e cila e ka transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burimet për “Panorama” dhanë detaje nga dëshmia që gruaja ka dhënë para efektivëve.

“Ishin dy burra, ishin të gjatë, mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pistoletë”, mësohet të ketë thënë Jetmira Gega.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura