SKEMA/ Mashtrimi 350 milionë lekë me TVSH-në, arrestohet i pesti i grupit. Emri

Sep 24, 2018 | 9:36
SHPËRNDAJE

Në vijim të operacionit policor të koduar “TVSH” është kapur dhe arrestuar një nga gjashtë shtetasit e shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Hetimin Tatimor, në vijim të operacionit policor të koduar “TVSH”, kapën dhe arrestuan një nga gjashtë shtetasit e shpallur në kërkim: Elton Zoto, 36 vjeç, banues në Tiranë, njoftoi Policia e Tiranës.

policia-e-tiranes-300x220

Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Gëzim Çela, Flamur Zoto, Xhemal Kushova, Ylber Molla (të arrestuar më datë 21.09.2018 në kuadër të operacionit TVSH), kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar 6 firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja .

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit E. Z., për veprat penale të “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”, parashikuar nga nenet 180, 181, 144/a dhe 190 të Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

Pjesë e grupit janë dhe pesë persona, aktualisht në kërkim policor.

Të arrestuar

– Elton Zoto, 36 vjeç, banues në Tiranë;

– Gëzim Çela, 59 vjeç banues në Tiranë;

– Flamur Zoto, 67 vjeç, banues në Tiranë;

– Xhemal Kushova, 58 vjeç, banues në Tiranë;

– Ylber Molla, 58 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Mashtrim”

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura