Masa të tjera ndaj koronavirusit, Manastirliu: Ndalohen operacionet e planifikuara në spitale, ja kush bën përjashtim

Mar 9, 2020 | 12:22
SHPËRNDAJE

manastirl

Masa të reja janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket ndalimit të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, ku janë konfirmuar dy rastet e para me të prekur.

 

Janë ndaluar ndërhyrjen kirurgjikale të planifikuara, por ministrja theksoi se Urgjenca do vazhdojë punën normalisht.

Ministrja Manastirliu tha: “Gjithashtu sot kemi marrë vendim për kufuzimin e ndalimin ndërhyrjeve operatore të planifikuara duke përjashtuar ndërhyrjet për patologjitë malinje.

S’do ketë asnjë ndalim sa i përket shërbimeve kirurgjikale të urgjencave, që do vijojnë në normalitet.

Këto masa nuk cënojnë aspak shëndetin e qytetarëve por vendosim rregulla për të përforcuar masat pa cënuar shërbimin dhe duke ofruar garanci për ata që janë në nevojë.

Shtetasit që hyjnë në Shqipëri dhe vijnë nga zonat e kuqe që do vetëkarantinohen në banesat e tyre për 14 ditë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura