Makina përplaset me trafikndarësen, plagoset shoferi, pasagjeri ndërron jetë në vend

Feb 27, 2021 | 15:40
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Gjokaj, në Vorë, pak minuta më parë.

aksident

Policia njofton se si pasojë e përplasjes së një makine me trafikndarësen është plagosur shoferi, i cili është dërguar në spital për mjekim, ndërsa pasagjeri një 80-vjeçar ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak

Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura