Aksidenti në Shkozet/ Shoferi lë të vdekur në rrugë një burrë dhe ikën, policia jep detaje

Jan 12, 2018 | 9:49
SHPËRNDAJE

Makina përplas për vdekje nje kalimtar dhe eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas te dhenave te para behet me dije se aksidenti ka ndodhur te mbikalimi i Shkozetit ne lagjen 14.

aksident

Viktime ka mbetur nje person, kalimtar 50 vjecar, ende i paidentifikuar. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per shkakun dhe po punon per shoqerimin e autorit.

Informacioni paraprak

Durrës.

Më datë 11.01.2018, rreth orës 23:30, në segmentin rrugor Shkozet- Plepa, në Mbikalimin e Shkozetit një automjet ka aksidentuar një shtetas këmbësor, i cili ka ndërruar jetë, i paidentifikuar.

Shtetasi i aksidentuar është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç dhe rreth 1.70 cm i gjatë.

Flokët i ka të prera shkurt dhe të thinjura.

Ka të veshur një xhup ngjyrë të zezë, poshtë xhupit një pulovër ngjyrë blu dhe një këmishë ngjyrë blu me vija të zeza, pantallona ngjyrë të zezë dhe një palë atlete ngjyrë të zezë me taban ngjyrë të bardhë.

Mjeti është larguar nga vendi i aksidentit.

Po punohet për identifikimin e viktimës, gjetjen e mjetit dhe identifikimin e autorit të ngjarjes së mësipërme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe” Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar në nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura