Makina përplas këmbësorin në Tiranë, e nisin urgjent në spital. Detajet e para

Jul 2, 2020 | 8:14
SHPËRNDAJE

Ka nisur me aksident mengjesi i sotëm në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur ne rrugën e Kavajës, ku nje makine ka perplasur nje kalimtar. ambulance

Policia, ne informacion paraprak, ben me dije se mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nderkohe qe drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.07.2020, rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura