Makina përplas këmbësoren në aksin Memaliaj-Krahës, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Nov 26, 2022 | 18:10
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-Krahës ku një kalimtare 38-vjeçare është përplasur nga një automjet tip “Toyota”.

ambulance-policia-naten

E dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës, ndërkohë që është bërë shoqëruesi i drejtuesit të mjetit në komisariat.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj,  duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 37 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura