Makina merr flakë në ecje, ja kujt i përkiste. Çfarë thotë policia

Oct 25, 2020 | 20:51
SHPËRNDAJE

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (25 tetor) tek rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë.

makina ne flake

Sipas policisë, makina po drejtohej nga shtetasja me iniciale A.A dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Me datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A.A., ku ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura