VIDEO/ Aksidenti në Fier, i plagosuri me helikopter drejt Tiranës

Aug 4, 2018 | 20:08
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një aksident automobilistik me dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë rreth orës 16:00. Makina me të cilën lëvizte një çift ka dalë nga rruga, në vendin e quajtur Selisht në Mallakastër,në afërsi të fshatit Buzmadh. Mësohet se drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari Ç. Muçaj është plagosur rëndë, ndërsa partnerja e tij ka marrë plagë më të lehta.

Makina ne Fier

Makina tip “Skoda” vinte nga Greqia me destinacion Tiranën.

Në një moment, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë anë asfaltit të autostradës. Dyshohet se lodhja dhe përgjumja e drejtuesit të mjetit të ketë ndikuar në aksident.

Pamje nga “Neoalb”

Burime mjekësore nga spitali i Fierit, ku u transportua çifti i emigrantëve në Greqi pas incidentit, thanë se gjendja shëndetësorë e 31-vjeçarit paraqitet e rëndë si pasojë e disa frakturave të marra në disa pjesë të trupit, ndërsa e fejuara e tij ka marrë plagë të lehta.

Në një njoftim zyrtar lidhur me inidentin, policia njoftoi bëri me dije më pas, se pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Fier, 31-vjeçari u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura