Detaje të reja nga aksidenti në Gramsh, ja kush është shoferja 30-vjeçarja që u plagos rëndë (EMRI)

Feb 19, 2020 | 15:46
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është regjistruar në Gramsh, ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e tij.

auto_auto_auto_peje-nje-i-vdekur-ne-aksident-trafiku

“Panorama” mëson se makina tip “Golf” ka dalë nga rruga pranë fshatit Mashan.

E plagosura është shtetasja Klara Hoxha, 30-vjeç, e cila është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk ka të dhëna lidhur me gjendjen e të plagosurës.

Policia ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura