Lokale nate me muzikë live, e pësojnë dy administratorët. Kur i shkoi policia, ata…

Jul 16, 2020 | 11:01
SHPËRNDAJE

Procedim penal dhe ndeshkim me gjobe per administratoret e dy lokaleve, qe ne kundershtim me Aktin Normativ per gjendjen e pandemise, kane organizuar mbremje me muzike live ne lokalet e nates.

Policia njofton se dy administratoret nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e aktiviteteve.

“U proceduan penalisht shtetasit P. K., 41 vjeç dhe K. L., 42 vjeç, banues në Krujë dhe Milot, administratorë të lokaleve me muzikë live, pasi nuk i janë bindur urdhrit të përsëritur nga punonjësit e Policisë, për mbylljen e aktivitetit. Gjithashtu, të dy subjektet janë ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, si dhe në zbatim të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, datë 29.05.2020, “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, kanë evidentuar në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, 2 lokale me muzikë live që ushtronin aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit P. K., 41 vjeç dhe K. L., 42 vjeç, banues në Krujë dhe Milot, administratorë të lokaleve me muzikë live, pasi nuk i janë bindur urdhrit të përsëritur nga punonjësit e Policisë, për mbylljen e aktivitetit.

Gjithashtu, të dy subjektet janë ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Strukturat vendore të Policisë Krujë apelojnë për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të zbatojnë aktet ligjore dhe nënligjore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura