Lirohet nga detyra zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, ja kush e zëvendëson

Dec 24, 2021 | 14:11
SHPËRNDAJE

Olta Manjani do të jetë zëvendësministrja e re e Financave dhe Ekonomisë.

ministria-e-financave

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të premte.

Manjani zëvendëson në këtë detyrë Dajna Sorensen, e cila është liruar nga kjo detyrë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Olta Manjani emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Dajna Sorensen, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura