VIDEO/ “S’kam lidhje me krimin”- Lihet në burg efektivi i RENEA-s që u kap me 113 mijë euro në makinë, zbardhet dëshmia e tij para togave të zeza

Mar 18, 2023 | 15:25
SHPËRNDAJE

Altin Morina, 43-vjeç me detyrë shef i Stërvitjes Ushtarake në repartin e RENEA-s u la në burg sot nga gjykata e Tiranës, ku doli në senacë për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Gazetari i PANORAMA TV bën me dije se në gjyq, Altin Morina ka deklaruar se paratë e gjetura në makinën e tij “i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit, jo nga krimi. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me organin e akuzës për të identifikuar biznesmenin. Arsyet janë familjare personale për paratë. Nuk kam pasur njeri tjetër në makinë. Do shkoja në shtepi. Kam problemet e mia. Banoj në Bllok”.

Arrestimi

Ai u arrestua tre ditë më parë nga policia e kryeqytetitteksa lëvizte me një automjet tip Audi në zonën e Kodrës së Diellit. Në pamjet e siguruara nga gazetari i PANORAMA TV, ai shihet pas kafazit me xhama, teksa bisedon në disa momente me avokatin e tij.

Gjatë kontrollit në sediljen e parë të pasagjerit, policia ka gjetur 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura