Lëvizjet në SHISH, presidenti Meta hedh firmën e parë. Ja dekreti

Nov 1, 2017 | 11:57
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka hedhur firmen e pare pas levizjeve ne Sherbimin Informativ Shtetëror dhe vetem pak dite pasi Visho Ajazi Lika dha doreheqjen nga detyra qe mbante prej 5 vitesh ne krye te SHISH.

meta-president1

Presidenti Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, z. Visho Ajazi Lika. Nderkohe qe nuk ka ende te dhena per dekretimin e kreut te ri te SHISH, detyre per te cilen kryeministri Rama propozoi Helidon Bendo.

DEKRETI

Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, z. Visho Ajazi Lika

D E K R E T

PËR

LIRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Visho Ajazi Lika, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10635

Tiranë, më 30.10.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura