“Kush nuk e ka kuptuar çfarë dua, të hapë krahun”, Rama mesazh të fortë në Kongres, nga delegatët, deputetët e ministrat: E pamundur të jem i kënaqur

Feb 29, 2020 | 13:37
SHPËRNDAJE

Edi Rama-kryetar-PS-Kongresi-PS (2)

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot në Kongres që nga delegatët deri tek deputetë e ministrat, nëse nuk e kanë kuptuar se çfarë kërkohet, apo nuk e kanë kuptuar që PS s’është pronë ekskluzive e asnjë shefi sado i madh e sado i vogël, të hapin krahun.

“Kush ka mbështetjen këtu, si ministër deputet, delegat, që nuk e ka kuptuar se cfarë kërkohet dhe s’ka energji për të bërë më shumë kilometra duhet dhe të hapë krahët.

Duhet të hapë krahun kush nuk e ka kuptuar që PS s’është pronë ekskluzive e asnjë shefi sado i madh e sado i vogël, që nga kryetarët e organizatave deri tek shefat në Tiranë.

E them këtë për shumë arsye, por një arsye që vazhdon të ma bëjë të pamundur që të jem i kënaqur me punën që bëhet në PS nga të gjithë, është se akoma sot, në vitin 2020, ne kemi gardhe dhe mure dhe kanale për të kapërcyer për njerëzit që duan të na bashkohen pafund.

Kemi kryetarë organizatash, deputetë, udhëheqësa që jo vetëm nuk arrijnë të shtyjnë më fort për ti rrëzuar këto gardhe e mure por i justifikojnë.

“Jo ketë e jemi shok të mirë, e kemi që nga koha e kluftës, ndërkohë që luftë ka bre vetem ai qe eshte 100 vjec sot ketu, jo po i humbi këto zgjedhje ta mbajmë se shiko si është puna, ndërkohë ky tjetri na prish punë se na solli një nga PD, një nga LSI”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura