Gazetarja tregon skemën: Ja sesi fshihen pasuritë kriminale në Shqipëri

Nov 10, 2017 | 10:26
SHPËRNDAJE

Update/ Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në e ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, ka deklaruar se bankat e nivelit të dytë në vendin tonë pranojnë para që nuk u dihet origjina.

Këtë deklaratë, Lala e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion”, e cila shtoi se përveç pranimit të shumave të dyshimta,bankat pengojnë edhe prokurorinë për të hetuar rreth këtyre shumave

Një nga hetimet pasurore rezultonte se një apartament ishte shitur 33 herë dhe ishte e pamundur të verifikohej nga prokuroria në vite i gjithë kalimi i pronësisë, në lidhje me një aparatament të vetëm”,-tha Lala.

Sipas saj, kjo është e vështirë për t’u kapur, sepse asetet i transferojnë dhe luajnë me kleçka ligjore të pafundme.

lala-1

Kush është zyrtari i lartë në Elbasan që po hetohet?

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se një zyrtar i lartë  në qytetin e Elbasanit është duke u hetuar për çështje pasurie.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, nëse ai është një zyrtar i zgjedhur apo i emëruar, Lala ka konfirmuar se është një zyrtar i zgjedhur. Ajo tha se ky ka qene edhe fokusi i takimit qe Drejtori i Komanduar i Policise se Elbasanit, zoti Altin Qato ka pasur sot ne Prokurorine e Krimeve te Renda.

“Ne dijenine time zoti Qato ka diskutuar për një zyrtar shumë të lartë në Elbasan që  është duke u hetuar, nuk është thashethem dhe më besoni për këtë, bëhet fjalë për një zyrtar të lartë që zoti Qato me mberritjen ne Elbasan ka nisur hetimet për këtë zyrtar të lartë, i zgjedhur, është i zgjedhur, në kaudër të këtij hetimi të nisur për cështjen e pasurisë me prokurorinë e Krimeve të Renda, fokusi kryesor i takimit ka qenë ky, me pas jane analizuar edhe te dhenat per ngjarjet e tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura