Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias braktis mbledhjen: Nuk ndihem mirë

Oct 13, 2021 | 11:07
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj, ka braktisur seancën e ditës së sotme në këtë komision dhe është larguar. Shkak për largimin e Gjekmarkaj është bërë gjendja e tij shëndetësore .

Në fjalën e tij përpara kolegëve, Gjekmarkaj teksa kërkoi ndjesë për largimin, u shpreh se pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore kishte ardhur në mbledhjen e sotme për respekt institucional dhe njerëzor. Pas largimit të tij, mbledhja e komisionit vijoi nën drejtimin e socialistit Petro Koçi.

“Përpara se t’ia japë fjalën zonjës ministre, desha të them se për arsye shëndetësore nuk e kam të mundur të rri më gjatë. Unë erdha këtu vetëm për respekt institucional dhe njerëzor. Kam nderin t’ia kaloj drejtimin e seancës zotit Petro Koçi. Ju uroj punë të mbarë për sot dhe ju kërkoj shumë ndjesë për mungesën time”, tha Gjekmarkaj.

Burime të Panorama.al bëjnë me dije se deputeti demokrat, Agron Gjekmarlaj ka shfaqur shqetesime shendetesore, pasi ka konstatuar se një ditë më parë është helmuar nga një produkt ushqimor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura