Kryeministri Edi Rama takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ja detajet mbi orën dhe vendin

Jun 13, 2021 | 15:39
SHPËRNDAJE

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, ku thuhet se ky takim do të zhvillohet sot pasdite në Bruksel në orën 17:30.

 

njoftimi i dash
Njoftimi i publikuar nga DASH

Sekretari Blinken shoqëron Presidentin Joe Biden gjatë udhëtimit në Mbretëria e Bashkuar, Belgjikë dhe Zvicër.

Kujtojmë që Sekretari amerikan i Shtetit, firmosi vendimin për të shpallur “non grata” në SHBA ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarë të afërt të familjes së tij.

Nga ana e tij, Berisha paralajmëroi ngritjen e një padie në një prej gjykatave franceze për Sekretarin Blinken.

Bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që destabilizojnë Ballkanin

Ndërkohë, ky takim vjen edhe pak ditë pasi Presidenti amerikan Joe Biden firmosi një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Përveç bllokimit të pasurive, dekreti u ndalon këtyre personave dhe hyrjen në territorin e SHBA.

Në një letër që Biden i dergoi Senatit dhe Kongresit bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues në qershor 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë. Tashmë në të do të jetë përfshirë edhe Shqipëria. Në urdhërin ekzekutiv kërkohet Bllokimi i Pronës dhe Pezullimi i Hyrjes në SHBA të Personave të Caktuar, që Kontribuojnë në Situatën Destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Biden deklaron se persona të tillë përbëjnë një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura