Pas Kryemadhit, Bashës i shkojnë në zyrë edhe aleatë të tjerë opozitarë

Jan 14, 2020 | 12:03
SHPËRNDAJE

Monika Kryemadhi dhe aleatët e tjerë opozitarë kanë shkuar në selinë blu, për t’u takuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

basha-kryemadhi1

Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar mes tyre, por dihet se pas Kryemadhit në zyrën e Bashës ka mbërritur kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Më 11 janar në një tryezë bashkëbisedimi në PD me gazetarët, Basha deklaroi se PD nuk do të presë PS për Reformën Zgjedhore, por la të nënkuptohet se nga partia e tij nuk do të ketë një kërkesë për ndryshim sistemi, pasi sipas tij më parë duhet të dënohen krimet elektorale.

kryemadhi te PD

kryemadhi vasili dash shehi ne PD

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura