Laboratori në Has/ Krimet e Rënda sekuestrojnë pasurinë e “Baronit të drogës”

Feb 4, 2019 | 16:57
SHPËRNDAJE

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda duke vendosur masën e sigurimit personal pasuror dhe sekuestros preventive për pasuritë e paluajtshme të shtetasit nën hetim Admir Hoxha, i njohur si “Baroni” i drogës në Has.

Pasuritë e shtetasit Admir Hoxha dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal.laboratori-droga-has

Pasuritë janë: -Bar – Restorant -Hotel “ Resort Ador” sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel , në Rinas Tiranë, si dhe bllokimin e aseteve.

-Automjeti tip Audi  me targe  AA111MP .

Kërkesën e parashtruan prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal të vitit 2016, për  kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale  nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga aktet e administruara rezulton se Prokuroria Kavajë me datë 14.11.2016 ka regjistruar procedimin penal për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal.

Nga aktet e referuara nga Shërbimi i Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë rezultuar të dhëna për një grup personash të paidentifikuar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohej se trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë, si dhe trafikonin lëndë narkotike të llojit heroinë nga vendet e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në këto rrethana, nga  Prokuroria për Krime të Rënda ka pranuar aktet dhe regjistroi procedimit penal. Gjatë hetimit nga organi procedues është urdhëruar regjistrimi i veprave penale.

Hetimet treguan se një grup personash, banorë në qytetet të ndryshme të vendit, vepronin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve, si dhe dispononin pasuri të paluajtshme, të cilat dyshohet se janë produkt i  veprave penale.

Gjatë hetimit po ashtu ka rezultuar se pjesëtar të këtij grupi kriminal kryenin edhe vepra penale të tjera, si korrupsioni në sektorë të publik të ndryshëm, si hipotekë, polici, bashki dhe në institucione të tjera të administratës shtetërore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura