Padia ndaj Veliajt, kreu i PD Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Jul 29, 2021 | 9:18
SHPËRNDAJE

basha ne konference

Kryedemokrati Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme GJKKO.

Kjo pasi kreu i PD, ka paditur për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe juridiksioni i ka kaluar GJKKO.

Mësohet se edhe sot, Veliaj nuk është paraqitur në seancë.

Me kalimin e shqyrtimit të padisë penale për shpifje nga Gjykata e Tiranës në GJKKO, Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj do të vijojë në 24 shtator.

Sipas burimeve nga GJKKO, çështja ka mberritur nga Gjykata e Larte ne Gjykaten e Posaçme, pasi ka pasur mosmarreveshje mbi kompetencen ne Gjykaten e Larte dhe kjo e fundit eshte shprehur me vendim duke percaktuar si kompetente GjKKO-ne.

Mesohet se sot nuk ka pranuar pajtim as kallezuesi, as i kallezuari, pra as Lulzim Basha as Erion Veliaj, dhe gjykimi i padise do te vijoje ne 24 shtator, ora 9:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura