U shpall fajtor për falsifikim të dokumenteve/ KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Luan Daci

Dec 9, 2021 | 10:00
SHPËRNDAJE

Luan-Daci-550x4001-e1591425285511

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur më 9 dhjetor shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci.

Daci është shpallur fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Pas këtij vendimi nga Gjykata e Lartë, KPA nisi procedurat për largimin e Dacit si anëtar i këtij institucioni.

Daci akuzohet per falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. Ai nuk ka treguar shkarkimin e tij nga detyra në vitin ’97.

“Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 1997”, deklaroi SPAK në nisje të hetimeve për Dacin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura