Koronavirusi shënon viktimën e parë, francez në Paris. Ja sa janë të prekur

Feb 26, 2020 | 10:54
SHPËRNDAJE

maske njerez korona

Në Francë, një burrë 60 vjeçar është bërë viktima e parë franceze e prekur nga koronavirusi.

Burri vdiq pasi u dërgua në gjendje të rëndë në një spital në Paris të martën në mbrëmje, shkruan BBC.

Një turist 80-vjeçar kinez vdiq në Francë më 15 shkurt.

Të martën në mbrëmje, numri i rasteve të të infektuarve të konfirmuara në Francë ishte 14.

Pacienti i fundit që rezultoi pozitiv sapo ishte kthyer nga pushimet në Itali, raportojnë mediat franceze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura