Kontrolli në “Audi” fundos të riun, i zbulohet arma që mbante. Policia jep detajet

Oct 23, 2019 | 8:43
SHPËRNDAJE

Policia ka proceduar penalisht nje te ri, pasi u kap me arme ne makine. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin K. N., 21 vjeç, banues në Lezhë.

arme

“Procedimi i këtij shtetasi u bë pasi në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive imituese tip pistoletë, me një krëhër dhe një fishek”- njofton policia.

Zbulimi i tij u be në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura