Konflikt masiv në Vlorë, Policia informacion për plagosjen e 29-vjeçarit

Aug 15, 2020 | 22:46
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një konflikt mes disa personave është regjistruar në Vlorë, pak minuta më parë.

policia
Foto nga vendi i ngjarjes

Burime për “Panorama” konfirmojnë se si pasojë e konfliktit është plagosur një person me qytën e pistoletës dhe më pas është qëlluar me armë. Policia konfirmon se i plagosuri eshte A. Xh., 29 vjeç.

Pas këtij momenti njëri prej personave ka tentuar që të përdorë një thikë, të cilën më pas e ka hedhur. Aktualisht i plagosuri ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen identifikimin e autorëve dhe personat e përfshirë në ngjarje.

Informacion paraprak

Në orën 21:40, në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, pranë një shkolle si pasojë e një konflikti të çastit, një shtetas i cili është identifikuar nga Policia gjatë konfliktit ka dëmtuar fizikisht me sende të forta shtetasin A. Xh., 29 vjeç i cili ka marrë dëmtime të lehta nga konflikti dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tashmë i identifikuar nga ana e policisë pas konfliktit është larguar me shpejtësi dhe dyshohet se ka qëlluar me pistoletë një herë në ajër.

Policia po punon intensivisht për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura