Konfirmohet rasti i parë me variantin ‘Delta’ në Elbasan, 51-vjeçari i pavaksinuar, dyshohet të jetë infektuar nga…

Jul 26, 2021 | 14:25
SHPËRNDAJE

Infektivi-mjeket-tamponet-analiza-koronavirusi-terreni-kontrollet-testet (24)

Në qytetin e Elbasanit është konfirmuar rasti i parë i një personi të infektuar me variantin ‘Delta’ të koronavirusit.

“Panorama.al” ka mësuar se i prekur është një 51-vjeçar nga qyteti i Elbasanit, i cili nuk ka pasur asnjë historik të udhëtimit jashtë shtetit së fundmi.

Sipas burimeve të “Panorama”, ky person dyshohet të jetë infektuar nga kontakti që ka pasur me persona që kanë ardhur në vendin tonë nga Italia dhe nga të dhënat rezulton që nuk ka bërë asnjë dozë të vaksinës anti-Covid deri më tani.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik tregoi qytetet ku është konfirmuar prania e variantit Delta.

 

“Sa i përket varianti delta dyshimi ynë është konfirmuar. U dërguan 21 mostra klinike që kanë rezultuar pozitive. Janë mostra për periudhën 1 qershor deri në 12 korrik, kur kemi filluar të shikojmë sinjalet e pazakonshme. Në këto mostra ne i kemi gjetur në qytete si: Tirana, Elbasani, Shkodra Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora, me numra të vegjël natyrisht, por gjithsesi këto janë mostrat për të cilat kemi marrë përgjigje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura