Komiteti i Ekspertëve prezanton masat e reja. Si do të bëhet lëvizja e qytetarëve. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të jenë…

Feb 25, 2021 | 11:20
SHPËRNDAJE

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat kufizesue, duke lënë në fuqi ato të mëparshmet.

Kështu lëvizja e qytetarëve do të kufizohet nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Ndërsa përjashtim do të kenë rastet emergjente.

“Konkluzioni ishte që masat u propozuan para dy javësh kanë filluare ta japin efektin e tyre dhe mendojmë që të vazhdojmë të mbetemi aty duke vlerësuar edhe në kohëra më të shkurtra qëndrueshmërinë e kësaj tendence ulje.

Pra masat që mbeten ne fuqi janë ato e kufizimit të lëvizjeve nga ora 20:00 deri në orën 06:00 me përjashtim të atyre që kanë emergjenca. Baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura në orën 20:00.

Shkollat e mesme, ne ato vende qe u percaktuan dy jave me pare do të mbeten online. Universitetet do jenë online, me përjashtim të provimeve që do jenë të kombinuara.

Fluturimit me Britaninë e Madhe vazhdojnë të jenë të pezulluara edhe për një periudhë kohe”, tha Rakacolli.

Rakacolli bëri edhe njëherë thirrje që të gjithë duhet të zbatojnë masat, me qëllim parandalimin e përhapjes se covidit.

“Duhet që të vazhdojmë të mbajmë pa u lodhur, të mbajmë maskat në ato ambiente që janë të rekomanduara, të respektojmë rregullat e higjienës, distancimin fizik dhe social. Nëse ne nuk vazhdojmë të mbajmë masat edhe këto ditë të bukura do të na vështirësohen. Këtë thirrje doja ta drejtoja ndaj të rinjve. Është një komunitet që preket shumë dhe në forma të rënda”, tha zv/ministrja Rakacolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura