KFOR-i ndërhyn në veri të Kosovës, shpërndan protestuesit në Zveçan

May 29, 2023 | 16:45
SHPËRNDAJE

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë nisur të shpërndajnë protestuesit serbë që gjenden pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit.

KFRO

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Gjatë ndërhyrjes së KFOR-it janë dëgjuar shpërthime të shumta, teksa protestuesit janë parë duke hedhur sende në drejtim të trupave ndërkombëtare.

Po ashtu, është parë një makine duke u djegur nga mjetet shpërthyese që janë hedhur.

Paraprakisht, trupat e KFOR-it kishin paralajmëruar protestuesit që të shpërndaheshin, por ata nuk u bindën.

Më herët, protestuesit në Zubin Potok u shpërndan dhe paralajmëruan se do të protestojnë sërish të martën.

Gjatë ditës ka pasur disa inicdente në veri, përfshirë edhe ndërhyrjen e policisë për të larguar protestuesit, që tentuan të hynin në ndërtesën e komunës së Zveçanit.

Të hënën, KFOR bëri të ditur se ka shtuar prezencën në këto tri komuna, ku që nga 26 maji janë rritur tensionet.

Ky mision tha se në linjë me mandatin që ka është i gatshëm “të ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”, raporton Radio Evropa e Lirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura