EMRI/ Kërkohej nga Italia, kush është 54 vjeçari që u arrestua në Elbasan

Mar 20, 2020 | 9:01
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka arrestuar nje 54 vjecar qe ishte ne kerkim nga Italia, i denuar me 14 vjet burg.POLICIA-ELBASAN-600x450

Shtetasi Leonard Kote (Taçi) , 54 vjeç, banues në Elbasan ishte denuar ne vendin fqinj për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

NJOFTIMI 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• Leonard Kote (Taçi) , 54 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Bergamos/Itali e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura