Kërkohej në Itali, por arrestohet në…/ Kush është 46-vjeçari i dënuar me 11 vite burg dhe i akuzuar për 5 vepra të rënda penale (EMRI)

Apr 7, 2021 | 9:20
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka arrestuar një 46-vjeçar të dënuar me 11 vite burg nga autoritetet italiane për disa vepra të rënda penale. Kështu, në pranga ka rënë Ermir Lekstakaj, banues në fshatin Balldre, Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

arrestim

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në grup kriminal “, “Plagosja”, “Rrëmbim personi” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë ” parashikuar nga Kodi Penal italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura