Katër të plagosur në Tiranë, makina përplas këmbësorët në trotuar, ç’ndodhi me shoferin

Aug 7, 2020 | 8:36
SHPËRNDAJE

Katër persona, këmbësorë që ishin duke ecur në trotuar, kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Policia bëri me dije se në rrugën “Llazi Miho”, një 49 vjeçar, po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia e Tiranes

Për këtë arsye, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët.

NJOFTIMI

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

-A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura